Projekti më madhor rrugor fillon të realizohet në verë: Autostrada Vërmicë-Merdar, ja plani
Projekti më gjigant i infrastrukturës së Kosovës, autostrada Vërmicë-Merdar, sipas parashikimeve të Qeverisë, mund të fillojë në verë të këtij viti. Vonesat ata i kanë arsyetuar me gabime të konsiderueshme, të cilat duan edhe një rishikim të lehtë Aksi i ri rrugor, Durrës-Prishtinë, i projektuar në formën e një autostrade me 4 korsi, po klasifikohet si një arterie e rëndësishme rajonale për transportin. Rruga e re, që nis nga Porti i Durrësit për të kaluar nëpërmjet pikës kufitare të Morinës në Kosovë me destinacion përfundimtar Nishin në Serbi, sipas një studimi më të fundit për transportin në rajon, është konsideruar si degë e dy korridoreve panevropiane, Korridori i 8-të dhe Korridori i 10-të. 60% e pronës private preket nga autostrada Studimet rajonale në fushën e transportit japin projeksione optimiste për trafikun në infrastrukturën e rrjetit kryesor në territorin shqiptar, Korridorit të 8-të, Korridorit Veri-Jug, e gjithashtu në drejtimin e Aksit Rrugor 7, Durrës-Morinë. Nga studimet e bëra, projekti i autostradës do të marrë më shumë se 1.000 hektarë tokë. Pjesa ku do të shtrihet traseja me së shumti do të prekë pronën shoqërore deri në 60%, ndërsa në pronësinë private me së shumti do të preket zona kadastrale e Prishtinës. Projekti do të kushtojë 659 milionë euro Kjo autostradë do të ketë edhe disa nyje, si atë jugore në Prizren, Suharekë, Shtime, Lipjan, jugperëndim të Prishtinës, veriperëndim, nyja veriore në Prishtinë dhe nyja në Podujevë. Zyrtarë të MTPT-së bëjnë të ditur se kanë përfunduar projektin kryesor të trasesë së autostradës Merdar, Prishtinë- Vërmicë-Durrës. Autostrada do të ketë 118.52 km me dy pika kufitare, nëntë kyçje, 105 ura dhe 3 tunele me më pak se 5 kilometra. Ajo është pjesë e rrjetit rrugor të Evropës Juglindore dhe njihet si rruga 7-të, e cila do të lidhë Kosovën me pjesët e tjera të Ballkanit jugor. Nga jugu me portin e Durrësit në Shqipëri (korridori VIII) dhe nga veriu me Nishin, përkatësisht me korridorin e 10-të si korridor panevropian. Kostoja e këtij projekti do të jetë 659 milionë euro duke mos llogaritur koston e shpronësimeve. Sa i përket financimit, Qeveria e Kosovës parasheh mundësitë e krijimit të politikave operacionale me subjektet, sikurse licencimi i operatorit të dytë të telefonisë mobile, buxheti nga privatizimi i AKM-së. Nga përshkon autostrada Autostrada, e cila llogaritet nga kufiri Kosovë - Shqipëri, do të përshkojë Vërmicën, Zhurin, Prizrenin, Suharekën, Duhlën, Carralevën, Shtimen, Lipjanin, Prishtinën, Besinë, Lluzhanin deri në Merdar, kufiri Kosovë -Serbi. Sipas standardeve gjermane për projektim, autostrada duhet të alokohet si rrugë e kategorisë A1.
Burimi i lajmit:
DJ-Remix