http://urimi.de.tl
  Haga shpall te pafajshem ish kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj
 
Haga shpall te pafajshem ish kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj
Gjykata nderkombetare per krime lufte ne Hage shpall te pafajshem ish kryeministrin e Kosoves Ramush Haradinaj. Ai eshte liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij rreth 3 vjet me pare per tortura, vrasje, perdhunim dhe deportim gjate luftes se vitit ‘98- ’99. Gjykata ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm te Haradinajt pas përfundimit të formaliteteve të nevojshme.

I pafajshem u shpall për akuzat e Prokurorisë së Hagës edhe I akuzuari tjeter per krime kunder njerezit Haradin Bala, ndersa i akuzuari i trete Lahi Brahimaj u denua me gjashtë vjet burg per akuzen e keqtrajtimit dhe tortures. procesi gjyqësor ndaj zotit Haradinaj dhe dy te tjereve ka nisur ne 5 mars 2007 dhe ka përfunduar më 23 janar të vitit 2008.

Vendimi është pritur me interesim të jashtëzakonshëm në Kosovë. Nderkaq gjatë ditës, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka shprehur besimin e tij në pafajësinë e Haradinaj, duke e çmuar “procesin, rolin bashkëpunues, që e ka pasur vetë zoti Haradinaj në këtë periudhë”.

Kodi:
http://shtypidites.com/lajmet.php?id=377
 
  Today, there have been 2 Besucher (3 Hits) on this page!
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free