http://urimi.de.tl
  Djaloshi 8-vjeçar vjedh kamionin
 

Djaloshi 8-vjeçar vjedh kamionin!



Një djalosh tetëvjeçar ka vjedhur një kamion me pajisje shkarkimi dhe ka shkaktuar kaos të vërtetë në një qytet anglez.
Djaloshi vendosi të nisej për një vozitje qejfi, pasi që gjeti një kamion me çelësa në të, në një parking para një godine në ndërtim e sipër.

Ai është parë nga banorët vendas dhe është kapur më vonë nga policia në Chorley, Lancashire të Anglisë.

Pasi që është tepër i ri për tu dënuar ai shpëtoi me një qortim për prindërit e tij, raporton revista britanike The Sun.

Përfaqësuesi komunal Nigel Evans ka thënë: "Tetëvjeçarët duhet të luajnë me makina të plastikës, e jo të vjedhin makina të vërteta".


 
  Today, there have been 28 Besucher (30 Hits) on this page!
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Do you want your own website too?
Register for free