http://urimi.de.tl
  Lajme nga vendi
 
Lajmet nga Vendi

Finlanda zyrtarisht njohu shtetin e Kosovës PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
 
Shkruar nga DJ-Rimi  
Finlanda e njohu sot shtetin e pavarur të Kosovës, pas hapave të ngjashëm që bënë vendet tjera skandinave. Presidentja finlandeze Tarja Halonen e ka miratuar vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, pasi një gjë e tillë iu rekomandua nga qeveria e kryeministrit Matti Vanhanen.
Lexoni përmbajtjen...
 
UP-ja e vendosur të mos tolerojë pabarazinë gjinore PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 1
 
Shkruar nga DJ-Rimi
“Universiteti i Prishtinës është i vendosur të mos tolerojë asnjë formë të mostrajtimit të pabarabartë mbi çfarëdo baze qoftë, duke pasur parasysh se pabarazia gjinore ka marrë përmasa globale”. Kështu u shpreh sot Rektori i UP-së, Enver Hasani me rastin e shënimit të Ditës së Mësuesit dhe Ditës ndërkombëtare të Gruas.
Lexoni përmbajtjen...
 
Masa të reja ndeshkuese për shkelësit e rregullave në komunikacion PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
 
Shkruar nga DJ-Rimi 
Shërbimi Policor i Republikës së Kosovës, publikoi dhe qartësoi sot detaje mbi Ligjin e ri për sigurinë në komunikacionin rrugor. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Komunikacionit rrugor, SHPK – së dhe Gjykatës për Kundërvajtje ligji në fjalë ashpërson kriteret për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në rast të thyerjes së rregullave, të cilat sanksionohen me gjoba nga 15 euro deri në 6.500 më e larta. Ligji është në përputhje me kriteret e BE – së, dhe ka risi.
Lexoni përmbajtjen...
 
Dyshohet se në pikat kufitare me Serbinë hyjnë mallra të pakontrolluara PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
 
Shkruar nga DJ-Rimi
Pas djegieve të pikave kufitare nga ana e serbëve në veri të Kosovës, dyshohet që nga aty mund të hyjnë mallra të pakontrolluara. Zyrtarë vendorë e ndërkombëtarë nuk mohojnë që nga porta 1 dhe në Banjë të Zubin Potokut, porta 31, në pjesën veriore të Kosovës nga aty mund të hyjnë mallra të pakontrolluara
Lexoni përmbajtjen...
 
Filloi manifestimi "Epopeja e UÇK-së" PDF Printoni E-mail
Vlerësimi nga përdoruesit: / 0
 
Shkruar nga DJ-Rimi
Me parakalimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës në Prishtinë, filloi sot manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, i organizuar nën patronazhin e kryeministrit të Republikës, Hashim Thaçi. Kuadratet e TMK-së parakaluan para udhëheqësve shtetërorë dhe ushtarakë të Kosovës.
Lexoni përmbajtjen...
 

 
  Today, there have been 4 Besucher (38 Hits) on this page!
 
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free